75 Mall Live Search
08:56 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / F.R

Aksident i rëndë mes dy veturave në dalje të Lipjanit (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në dalje të Lipjanit.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/