75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / F.R

Përfshihet nga zjarri një objekti në Pejë, lëndohet një person

Të mërkurën është përfshi nga zjarri dhoma e një objekti në Pejë.

Sipas policisë, një person ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti zjarrvënie.

“Pejë / 10.09.2025 – 07:15. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri dhoma e nje objekti. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti zjarrvënie”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/