Barcelona e zyrtarizon Thiago Alcantaran si trajner

Barcelona e ka zyrtarizuar rikthimin e Thiago Alcantaras.
Brazilini sot kishte ditën e parë si trajner në stafin e Hansi Flick, shkruan IndeksOnline.
”Thiago nisi punën sot si anëtar i stafit të trajnerëve të ekipit të parë si ndihmës trajner i Hansi Flick.
Roli i tij do të përfshijë ndihmën me aspektet taktike dhe përgatitjen e seancave stërvitore, ndër të tjera, duke sjellë përvojën dhe vizionin e tij për lojën për të pasuruar punën e përditshme të skuadrës.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/