75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 12 Shtator 2025 / Z S

Osmani: Parandalimi i Vetëvrasjeve është përgjegjësi e përbashkët e secilit prej nesh

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një videomesazhi ka thënë se parandalimi i Vetëvrasjeve është përgjegjësi e përbashkët e secilit prej nesh.

Sipas Osmanit çdo jetë është e shtrejtë dhe çdo histori ka rëndësi.

‘’Në Muajin Ndërkombëtar të Parandalimit të Vetëvrasjes, pata nderin t’i bashkohesha nismës së Linjës së Jetës për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë kauzë të rëndësishme.Sot dhe çdo ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për të ndërtuar një shoqëri ku dhimbja nuk mbulohet me heshtje, dhe ku çdo njeri ndjen se kurrë nuk është vetëm’’, ka thënë Osmani.

Shëndeti mendor nuk duhet të jetë temë që heshtet, por prioritet i çdoditshëm, ka shtuar Osmani./Indeksonline/