75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 12 Shtator 2025 / G T

John Terry e sheh Liverpoolin favorit për titull: Kanë motivim, duhet ta fitojmë për Diogo Jotan

Legjenda e futbollit anglez, John Terry ka parashikuar fituesin e Premier League për sezonin 2025/26.

Gjatë një interviste për “talkSPORT”, Terry e sheh Liverpoolin si favorit, për nga niveli i skuadrës dhe për një arsye tjetër, shkruan Indeksonline

Ish-mbrojtësi i Chelseat thotë se “The Reds” kanë motivim për të fituar, kjo edhe për shkak të rastit tragjik, vdekjes së Diogo Jotas.

“Ata kanë një motivim të madh, një humbje e dhimbëshme e Diogo Jotas. Për këtë arsye, shpresoj shumë që Liverpooli të jetë fitues.

“Liverpooli është skuadra më e fortë. Manchester City ka treguar dobësi. Kurse Chelsea mendoj se nuk ka eksperiencë në skuadër për të luftuar”, u shpreh legjenda e futbollit

Liverpooli i Arne Slot është në pozitën e parë në tabelë me 9 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Chelsea (7)./Indeksonline/