75 Mall Live Search
17:05 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Real Madridi shënon edhe me një lojtar më pak ndaj Sociedad

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për javën e katër në La Liga.

Golin për 0:2 e shënoi mesfushori, Arda Guler, shkruan Indeksonline

Lojtari turk shënoi në minutën e 44’të, pas një asisti të bukur nga Mbappe.

Kujtojmë që skuadra madrilene ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi Huijsen është ndëshkuar me karton të kuq direkt./Indeksonline/