Lëndimi i Paçaradës, flet trajneri i Heidenheimit: Na ka goditur fort të gjithëve

Laert Paçarada ka këputur ligamentet dhe do të qëndrojë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. Heidenheim ka konfirmuar lajmin më të keq, pas dëmtimit të mbrojtësit të Kosovës.
30-vjeçari është me të vërtetë pa fat. Ishte ndeshja e debutimit për të, ndërsa pas vetëm 5 minutash duhet të largohej nga fusha e blertë.
Për lajmin tronditës foli edhe trajneri i klubit të Bundesligës, Frenk Shmid.
“Dëmtimi i Paças na ka goditur të gjithëve fort. Në muajt e ardhshëm, duhet të bëhemi bashkë edhe më shumë si skuadër dhe të kompensojmë humbjen e Laert Paçaradës bashkë”, u shpreh tekniku i Heidenheim.
Paçarada luajti për Kosovën në shtator. Takimi i parë ndaj Zvicrës e pa si titullar në kualifikueset e Botërorit 2026.