75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 16 Shtator 2025 / S Z

Arrestohet i mituri në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje shtiu me armë zjarri në drejtim të një personi

Një i mitur është arrestuar në Rrugën C në  Prishtinë, pasi që kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi. E gjithë kjo sipas policisë, ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.  

Nuk raportohet për të lënduar. Ndërkaq gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë dhe një gëzhojë.

“Rruga C, Prishtinë 08.09.2025 – 13 :00.  Me 15.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuarit pas intervistimit (në prezencë të prindit dhe avokatit mbrojtës) është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/