75 Mall Live Search
17:30 / E Martë, 16 Shtator 2025 / BA

Flick anashkalon “sherrin” me Rafinjën: Asgjë personale me brazilianin

Hansi Flik shprehu kënaqësinë e tij me punën e ekipit pas ndeshjes kundër Sociedat dhe në prag të asaj kundër Njukasëll në Champions.

“Që nga fillimi, bëmë atë që doja dhe jam shumë i lumtur. U përqendruam në punën tonë dhe sjelljen si ekip”. Ai nuk donte t’i përqendronte lavdërimet e tij vetëm te ndonjë lojtar në veçanti. “Nuk ishte vetëm Fermín, të gjithë ishin në vendin e tyre, bënin atë që duhej të bënin në çdo kohë. Që nga fillimi, jam shumë i lumtur”.

Lidhur me të luajturit në stadiumin “Johan Krujf” ai tha: “E dimë situatën dhe nuk ka asnjë justifikim. Nëse duhet të luajmë këtu, do të luajmë këtu. Tani është stadiumi ynë, duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje”. Ai këmbënguli që futbollistët të luajnë dhe seicili të bejë detyrat e veta e kjo sepse përpara do ketë 7 ndeshje në 21 ditë, të cilat do jenë të vështira. Parësorë për mua është ekipi. Ata duhet të luajnë në grup. Kjo është ajo që duam të bëjmë.

Kjo është e para nga shtatë ndeshjet që duhet të fitojmë” Më pas trajneri I Barcelonës ka shtuar. “Formacioni titullar ka qenë i mirë, por të gjithë ata që kanë ardhur kanë qenë gjithashtu shumë të mirë. Për mua, është një fillim i mirë pas pushimit ndërkombëtar”. Ai veçoi një lojtar, Bernal i cili është rikthyer si I jashtëzakonshëm. “Kemi parë sa të lumtur kanë qenë njerëzit me rikthimin e tij, pas një udhëtimi kaq të gjatë, është një moment shumë i mirë, ai ka punuar shumë, kemi parë se si kanë festuar tifozët.

Ky ekip është i pabesueshëm , marrëdhënia që kanë me njëri-tjetrin dhe kjo duket qartë”. Lidhur me mungesën e Lamin Jamal dhe faktin që ai fitoi, ai tha: ” Ne luajtëm si ekip, jam i lumtur. Frenki dhe Balde nuk ishin as aty. Duhet të jemi gati për çdo ndeshje. Është mirë të fitosh, por duhet të përqendrohemi te ndeshja tjetër, ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Njukasëll.” Hansi nuk konfirmoi nëse Rafinja u vonua për shkak të mbërritjes”. Mentaliteti, siç thashë, është perfekt. Ai kujtoi se “vetëm njëmbëdhjetë lojtarë do luajnë, por të gjithë duan të jenë në fushë”.