Simeone flet për incidentin me tifozin e Liverpoolit: Unë jam një njeri i mirë, por kishte fyerje!!

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur rreth incidentit që pati me një tifoz të Liverpoolit në ndeshjen e mbrëmshme në UEFA Champions League.
Pasi “The Reds” shënuan golin për 3:2 në minutat e fundit, Simeone u kap me një tifoz që ishte në tribuna, shkruan Indeksonline
Trajneri argjentinas u ndëshkua me karton të kuq dhe u përjashtua nga ndeshja.
Në konferencë për media pas takimit, Simeone foli rreth kësaj situate dhe u shpreh: Në të njëjtën kohë kur ne luftojmë vazhdimisht kundër racizmit, mund të luftojmë edhe kur marrim fyrerje. Unë jam një njeri i mirë”, u shpreh Simeone
Kujtojmë që golin për 3:2 në minutat e fundit e shënoi mbrojtësi, Van Dijk./Indeksonline/
🚨🗣️ Diego Simeone on his red card vs. Liverpool: "In the same way we persistently fight against racism, we could also fight when we are receiving insults. I'm a good person." pic.twitter.com/4xxCOlXrn1
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 17, 2025