20 euro për të parë një ndeshje të Drenicës në Superligën e Kosovës?!

Skuadra e Drenicës të dielen më 21 shtator luan ndeshjen ndaj Dukagjinit, e vlefshme për Superligën e Kosovës.
Në stadiumin “Bajram Aliu” kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe tashmë biletat kanë dalë në shitje, shkruan Indeksonline

Befasi e madhe është çmim i biletave. Madje ka edhe çmim që shkon deri në 20 euro!?
20 euro është çmimi i biletës VIP, kurse Lindje: 2 euro, Perëndim: 3 euro.
Klubi i Drenicës gjithasthu njofton se, për secilën biletë të shitur, nga 1 euro shkon donacion te Klubi i Volejbollit për Femra në Skënderaj./Indeksonline/
