75 Mall Live Search
11:52 / E Premte, 19 Shtator 2025 / H F

Aeroporti i dytë më i madh i Rusisë goditet nga hakerat

Një aeroport në Shën Petersburg të Rusisë ka njoftuar se faqja e tij e internetit është sulmuar nga hakerat.

Sipas mediave të huaja, Aeroporti i Pulkovos, i cili ndodhet në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, ende nuk e ka zbuluar shkakun e sulmit kibernetik.

Aeroporti është i dyti më i madhi në Rusi për nga trafiku i pasagjerëve, raporton A2 CNN-i.

Ende nuk ka të dhëna nëse Ukraina, shtet me të cilin Rusia është në konflikt të vazhdueshëm, është e përfshirë në këtë sulm kibernetik.