75 Mall Live Search
12:44 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / F.R

Agim Bahtiri e mbushë shtëpinë plot gra, për ta pritur Faton Pecin

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse në Gushafc, shtëpia e Agim Bahtirit u mbush me gra të shumta, të cilat bashkë me zonjat e familjes së tij e pritën kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut njëkohësisht edhe ministër në detyrë Faton Peci.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 12 tetorit, ku Peci mori mbështetje të madhe nga të pranishmit.

Në këtë tubim, përveç përkrahjes së hapur, u diskutuan edhe çështje madhore për vendin, përfshirë kthimin e eshtrave të Isa Boletinit një simbol i rëndësishëm i historisë dhe drejtësisë kombëtare.

“Do të vazhdojmë bashkë, me besim dhe përkushtim, për Mitrovicën tonë,” ka shkruar Peci./IndeksOnline/