75 Mall Live Search
15:33 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / L A

Reali publikon formacionin anti-Espanyol, Garcia nis nga minuta e parë

Real Madridi do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës në La Liga.

Ata do të presin në “Santiago Bernabeu”, Espanyolin ndeshje kjo e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit spanjoll.

“Los Blancos”, do të kenë ndryshime në formacion pas suspendimit të Huijsenit dhe lëndimit të Alexander-Arnold.

Talenti i ri spanjoll, Gonzalo Garcia do të nis ndeshjen nga minuta e parë ku do të jetë në sulm përkrah Mbappes, ndërsa në vend të Huijsenit do të luaj Raul Asencio.

Kujtojmë se ndeshja Real Madrid-Espanyol, do të zhvillohet sot në orën 16:15./IndeksOnline/