75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / BA

Përurohet stadiumi i ri në Dobrajë të Madhe

Kryetari i Komunës së Lipjanit, si dhe kandidati për edhe një mandat, Imri Ahmeti ka bërë të ditur se është përuaruar ditën e sotme, stadiumi i ri në Dobrajë të Madhe.

Ky stadium u hap zyrtarisht sot mes një dueli mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.

”Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria.

Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!” ka shkruar Ahmeti në facebook.

Postimi i plotë: