Stadiumi “Spotify Camp Nou” drejt përfundimit, publikohen pamje të reja nga rinovimi

Stadiumi legjendar i Barcelonës, “Spotify Camp Nou”, është shumë pranë përfundimit të punimeve të rikonstruksionit.
Klubi katalanas ka publikuar pamje të reja nga brenda dhe jashtë impiantit, duke treguar progresin e madh që është arritur deri më tani, shkruan IndeksOnline.
Sipas klubit, ndërsa janë përfunduar sistemet e ventilimit, ngrohjes dhe kanalizimit, si dhe përgatitja për shtrimin e fushës. Pamjet tregojnë një transformim të dukshëm të stadiumit, që pritet të bëhet një nga më modernët në botë.
Rikthimi i skuadrës në shtëpinë e saj është planifikuar për fundin e muajit shtator por që është shtyer edhe për një kohë
Klubi është në pritje të marrjes së çertifikatës për përdorim të pjesshëm (CFO), e cila do të lejojë zhvillimin e ndeshjeve në stadium gjatë fazës së ndërmjetme të projektit.
Pavarësisht sfidave në marrjen e lejeve dhe zgjatjes së afateve, drejtuesit e Barcelonës sigurojnë se gjithçka po ecën sipas planit dhe tifozët së shpejti do të rikthehen në tempullin e futbollit katalanas./IndeksOnline/
Our home, from up close. SPOTIFY CAMP NOU 💙❤️ pic.twitter.com/8IOCkbFQRJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 21, 2025