75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / SH

Ish-këshilltari i Clark në Hagë: Ramush Haradinaj ishte i veçantë, si në filmat e Rambos

John Duncan po vazhdon dëshminë në Hagë.

Ai e ka përshkruar Ramush Haradinajn si të veçantë, duke e krahasuar me filmat e Rambos.

“Ata konsideroheshin luftëtarë të suksesshëm, donin të mbronin nderin e tyre. Ramushi është karakter i veçantë. Ishte si në filmat e Rambos, kishte emblemë në krah. Fliste kogja, i dëgjohej zëri shpesh”, tha Duncan.