75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / H F

Liridona, plagë që nuk shërohet/ Arsyeja pse refuzuan të dëshmonin nëna, babai dhe motra në gjykatë para Murselit

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me vrasjen tinëzare të Liridona Ademajt, ku i akuzuari kryesor është ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Në këtë seancë ishte paraparë që të dëshmonin edhe nëna, babai dhe motra e viktimës. Megjithatë, Prokuroria ka hequr dorë nga dëgjimi i tyre, pas një kërkese të bërë nga vetë familja e Liridonës.

Ademaj family lawyer: In the indictment, Naim Murseli is considered a  co-author, not a commissioner

“Në fakt, ka qenë një heqje dorë e prokurorit për të dëgjuar dëshminë e dëshmitarëve: nënës, babait dhe motrës së Liridonës, por kjo u bë me kërkesë të palës së dëmtuar,” ka deklaruar për IndeksOnline, Leutrim Syla, avokat i familjes Ademaj.

Ai ka theksuar se, sipas familjes, gjithçka që ata do të kishin mundur të thonë në gjykatë, tashmë është paraqitur nga Leonardi (vëllai i Liridonës). Prandaj, dëshmitë e tyre nuk do të sillnin ndonjë informacion shtesë të rëndësishëm për rastin.

“Pozita e tyre në bankën e dëshmitarit, duke pasur parasysh se Naim Murseli ka të drejtë të parashtrojë pyetje ndaj tyre, do të përbënte ri-viktimizim dhe do t’i vendoste ata në një gjendje të rënduar emocionale,” ka shtuar Syla.

Ai gjithashtu ka sqaruar se familjarët nuk kishin ndonjë dëshmi të re për të sjellë në process.

“Nga ana e tyre nuk ka pasur ndonjë risi për t’u paraqitur në gjykatë, andaj kemi propozuar që të mos dëshmojnë. Prokuroria na ka mirëkuptuar dhe është tërhequr nga dëgjimi i tyre.”

Më 6 tetor do të mbahet seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt, ku pritet të dëshmojë eksperti Naim Uka, i cili kishte kryer autopsinë e trupit të së ndjerës.

Po ashtu, më 10 tetor është caktuar një tjetër seancë, ku do të dëshmojë Shaban Murseli, babai i të akuzuarit Naim Murseli, që ngarkohet me organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, në seancën e sotme ka dëshmuar Shpend Haxhibeqiri, ish-drejtor i Institutit të Forenzikës Psikiatrike, i cili deklaroi se i akuzuari Naim Murseli nuk ka çrregullime mendore.

Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj, i ishte bërë ekzaminimi psikiatrit javë më parë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike.

Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Haxhibeqiri në dëshminë e tij u shpreh se në çregullimin afatgjatë prej fëmijë e deri tani nuk është shfaqur asnjë element që do ta mundësojë ndonjë problem dhe afatshkurtër është pjesa prej momentit të arrestimit deri tek ekzaminimit./ IndeksOnline/