75 Mall Live Search
13:54 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / S Z

Dëshmia e Rubinit dhe e të tjerëve në Hagë, Kurti: E kam përcjell aq sa kam mundur, duhet ta presim ecjen e procesit pa vlerësime politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjell pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjell pjesërisht, me aq sa kam mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai për T7.

I pyetur se si e komenton faktin që Demaçi po përmendet si kryesori, e ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të, Kurti tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë”.

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.