75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

Alonso: “Topi i artë” Jam i fokusuar në ndeshjen e nesërme

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.

Kjo pasi që Reali, do të zhvillojë nesër ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Levantes, ku do të tentojë të vazhdojë ecurinë pozitive.

Alonso, u pyet edhe për ceremoninë e sotme të “Topit të artë”, ku të cilët nuk do të jenë prezent në Paris.

“Topi i artë? Nuk më intereson, unë nuk votoj. Ne do të shohim se kush fiton, unë jam i fokusuar në ndeshjen e nesërme”, u shpreh Alonso.

Ndeshja Levante-Real Madrid, do të zhvillohet nesër në stadiumin, “Ciudad de Valencia”, në orën 21:30./IndeksOnline/