Pamje të rënda, momenti kur shpëtohet traktoristi në bjeshkët e Istogut

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bjeshkët e Istogut, saktësisht tek vendi i quajtur Starasellë, ku një traktor është rrokullisur.
IndeksOnline ka siguruar pamje ku shihet momenti i shpëtimit të traktoristit nga ky vetaksident i rëndë.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se shoferi I.O, është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, ku gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.