Pas akuzave të shumta, a po lirohet Diddy?

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Sean Diddy Combs u arrestua në hotelin “Park Hyatt” në Manhattan pas një aktakuze të ngritur nga juria e madhe.
Gjyqi i Combs-it për trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual filloi në fillim të këtij viti, transmeton Indeksonline.
Në korrik, ai u shpall fajtor për dy akuza për transportim dhe prostitucion, por u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim qeniesh njerëzore dhe shantazh.
Edhe pse ai përballet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim, ekipi i tij ligjor shpreson për një dënim dukshëm më të lehtë.
Në një padi gjyqësore të datës 22 shtator, avokatët e Combs-it i kërkuan gjyqtarit ta dënonte atë me 14 muaj burgim, të ndjekur nga lirimi me kusht.
Mbrojtja argumenton se një dënim i tillë do të ishte “i mjaftueshëm, por jo më shumë se sa është e nevojshme”. Duke pasur parasysh kohën që ai ka kaluar tashmë në paraburgim, kjo mund të nënkuptojë lirimin e tij të menjëhershëm pas dënimit./Indeksonline/
