Arian Tahiri prezanton projektin për revitalizimin e lumit Ibër

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka prezantuar një projekt gjigant për revitalizimin e plotë të lumit Ibër, në dy brigjet e tij.
Tahiri ka thënë se Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Ibri, krenaria e qytetit, do të ketë pamje të re! 💚
Unë do ta revitalizoj tërësisht lumin Ibër, duke e kthyer atë në një hapësirë që lidh dhe pasuron jetën në këtë pjesë të Mitrovicës.
🚴🏻 Shteg për ecje dhe biçikleta, që lidh lagjet mes vete.
🌳 Hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane, për rekreacion dhe pushim të familjeve.
💡 Ndriçim modern dhe estetik, që sjell siguri dhe gjallërim të jetës edhe në mbrëmje.
Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin./Indeksonline/