75 Mall Live Search
17:54 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / AR

Çeku: Turizmi do të jetë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, prezantoi vizionin e tij për ta kthyer turizmin në motor të zhvillimit të qytetit, me fokus në rritjen e vizitorëve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe gjallërimin e ekonomisë lokale.

Plani i tij vendos prioritetin te kultura, gastronomia dhe jeta e natës në qytet, por edhe te natyra, sporti dhe agro-turizmi në zonat rurale.

Synohet krijimi i një fondi të veçantë për ngjarje kulturore e sportive dhe për restaurimin e monumenteve, si dhe vendosja e një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat për zhvillimin dhe promovimin e ofertës turistike të Prishtinës.