75 Mall Live Search
15:59 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / P M

Tetore Olloni zgjidhet kryesuese e bordit të SHSKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSUK), ka njoftuar për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së.

Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjen e mbajtur më 25.09.2025, konform dispozitave ligjore, dhe parimit të rotacionit, me 5 vota për, ka zgjedhur Kryesuese të Bordit Drejtues Dr. Tetore Olloni – Përfaqësuese e Qendrës Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës.

Me këtë rast, Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka vlerësuar dhe falënderuar për kontributin e dhënë ish-Kryesuesin, Dr. Dren Boshnjaku.

Në fjalën e saj, Kryesuesja Dr. Olloni falënderoi anëtarët e Bordit për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara nga SHSKUK.Bordi

Drejtues i SHSKUK-së është në këtë përbërje: Dr. Tetore Olloni – Kryesuese, Dr. Dren Boshnjaku – Anëtar, Dr. Rrezarta Bajrami – Anëtare, Dr. Ismet Ramadani – Anëtar, Dr. Vjollca Kadolli- Anëtare, Dr. Besa Balidemaj- Anëtare.