75 Mall Live Search
20:38 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / H F

Trump kërkesë Erdoganit: Ndalo blerjen e naftës ruse

Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”.

Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”, shkruan A2 CNN.

Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump, shkruan A2 CNN.

Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë “të turpshme”, duke i cilësuar si “vrasje të panevojshme”.

“Putini duhet të ndalet,” tha Trump më tej.