75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 26 Shtator 2025 / H F

Bajrami njofton se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si edhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka njoftuar se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.

“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE-ja është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si edhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.