75 Mall Live Search
13:16 / E Premte, 26 Shtator 2025 / S Z

Nesho: Bllokimi i dialogut strategjik SHBA- Kosovë, presion ndaj qeverisë “Kurti”, nacionalistët serbë mund ta shfrytëzojnë situatën

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka deklaruar se çështja e bllokimit të dialogut strategjik SHBA me Kosovën është presion ndaj qeverisë “Kurti”.

Nesho thotë se këtë situatë gjeopolitike, nacionalistët serb mund ta shfrytëzojnë.

Derisa, ai komentoi edhe udhëtimin e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti për në SHBA, ku sipas tij nuk ka qenë thirrje por pjesëmarrje, që siç tha ai krerët e shtetit duhet t’i kenë të domosdoshme marrëdhëniet me SHBA-në.

“Çështja e bllokimit të dialogut strategjik SHBA me Kosovën është sigurisht një presion ndaj qeverisë “Kurti” që në këtë situatë të vështirë gjeopolitike të ketë një qasje jo provokative ndaj veprimeve të saj, duke ditur që përballë ka element të cilat mund ta shfrytëzojnë këtë siç janë nacionalistët serb, vajtja në SHBA nuk është një thirrje, por është një pjesëmarrje direkte që tregojnë që si presidentja ashtu edhe kryeministri në detyrë i ka të domosdoshme marrëdhëniet me SHBA-në. Kosova duhet të shpenzojë më shumë dhe të ketë një strategji më të qartë sidomos në lobigun politik kur të gjithë vendet e botës përpara një administrate amerikane e cila jo gjithmonë ka një vëmendje të shtuar në rajonin tonë, duhet të jenë prezentë në SHBA dhe kjo ka të bëjë me  cilësinë e funksionimit të ambasadave dhe me madhësinë e tyre, por edhe me grupin lobimin”, ka deklaruar Nesho në Tëvë1.