75 Mall Live Search
14:15 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit, Radoniqi i KQZ-së mban takim koordinues

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, për të diskutuar rreth përgatitjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, , morën pjesë Besim Kusari nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Tefik Mahmuti nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës (PK), Besnik Berisha nga Këshilli i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Artan Dreshaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Gjatë këtij takimi, Radoniqi theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të siguruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Bëhet e ditur se përfaqësuesit e institucioneve prezantuan planet e tyre për angazhimin gjatë ditës së zgjedhjeve, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor./Indeksonline/