75 Mall Live Search
14:32 / E Premte, 26 Shtator 2025 / G T

Lamine Yamal rikthehet në stërvitje, i gatshëm për ndeshjen e ardhshme

Skuadra e Barcelonës të dielën luan ndeshjen e ardhshme të javë së shtatë në La Liga, kundër Real Sociedad.

Tifozët e klubit katalunas kanë marrë një lajm shumë të mirë sot, pasi në stërvitje doli edhe Lamine Yamal, shkruan Indeksonline.

Image

Yamal u paraqit sot në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sociedadit, nëse jo në La Liga – atëherë do jetë i gatshëm për ndeshjen e 1 tetorit ndaj Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi spanjoll ka disa ndeshje që mungon në formacionin e klubit të Hansi Flick./Indeksonline/