Ky është i dyshuari për aksidentin ku mbeti i vdekur vëllau i Gjestit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të Pejës.
Sipas burimeve të IndeksOnline ka mbetur I vdekur një person ku dyshohet se është vëllau i ish banorit të BBVK, Gjestit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është Gentonis Nikqi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçiklisti, të cilët kishin marrë lëndime.
Njëri prej tyre s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rreth aksidentit./IndeksOnline/