75 Mall Live Search
19:03 / E Premte, 26 Shtator 2025 / F.R

Rinia e Suharekës i jep përkrahje të fuqishme Bali Muharremajt

Një numër i madh i të rinjve nga Suhareka janë mbledhur për të dhënë përkrahje të fuqishme për kryetarin aktual të komunës, Bali Muharremaj, i cili njëkohësisht është edhe kandidat për një mandat të ri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pamje të ndara nga tubimi tregojnë atmosferën entuziaste dhe pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve, me theks të veçantë në të rinjtë, të cilët po e shohin Muharremajn si figurën që mund të vazhdojë zhvillimin e Suharekës.

Në këtë tubim, Muharremaj është parë duke bashkëbiseduar me qytetarët dhe duke marrë përkrahje të drejtpërdrejtë./IndeksOnline/