Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

IndeksOnline ka raportuar të premtën për një vetëvrasje në fshatin Përpellac të Podujevë.
Policia ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar.
“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
Burime e IndeksOnline kanë mësuar se viktimë është veterani i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hamdi Zejnullahu./IndeksOnline/