Nuno Espirito Santo edhe zyrtarisht trajneri i ri i West Ham

West Ham nuk ka vonuar drejt zgjedhjes së trajnerit të ri.
“Çekiçët”, kanë emëruar portugezin Nuno Espirito Santo, si trajnerin e ri të skuadrës.
Ai do të zëvëndësojë anglezin Graham Potter, i cili ishte shkarkuar ditën e sotme.
Espirito Santo, rikthehet në Premierligë pas vetëm 18 ditësh nga shkarkimi i tij prej Nottingham Forestit./IndeksOnline/