75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Memli Krasniqi në Suharekë: E pamë qartë që shpresa s’është vetëm fjalë këtu,

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të kësaj partie në Suharekë, Dardan Berisha.

Në një tubim me qytetarë, Krasniqi tha se Suhareka ka energji, potencial dhe njerëz të mirë që duan ta çojnë përpara, ndërsa theksoi se kjo shpresë po mishërohet nga Berisha dhe ekipi i tij.

“Suhareka ka energji, ka potencial dhe ka njerëz të mirë që duan ta çojnë përpara. Këtë shpresë po e mishëron Dardan Berisha me ekipin e tij, me vizion, me përkushtim dhe me projekte konkrete për një Suharekë më të mirë për të gjithë”, tha Krasniqi.

Ai e cilësoi Berishën si zërin e brezit të ri dhe energjinë e një politike ndryshe, duke shtuar se ai është garancia që Suhareka do të ecë përpara.

“Me Dardanin – për Suharekën!”, përfundoi Krasniqi.