Ish-futbollisti i Barcelonës: Vinicius ishte më i miri, e meritoi Topin e Artë

Ndarja e Topit të Artë ka ngjallur polemika të shumta ndër vite.
Një më të diskutuarat ishte ajo e vitit të kaluar, ku këtë çmim e fitoi futbollisti i Manchesetr Cityt, Rodri, shkruan IndeksOnline.
E ish-futbollisti i Barcelonës, Inigo Martinez ka deklaruar se fitimin e Topit të Artë për vitin 2024 e ka merituar Vinicius Jr.
”Vitin e kaluar, prisja që Viní Jr. të fitonte Topin e Artë. Për mua, Vinícius ishte më i miri. Po ato janë votimet, janë ato që janë, e drejtë apo e padrejtë.”, ka deklaruar Martinez./IndeksOnline/