Besa Shahini mirëpritet në Sofali – premton çerdhe, transport dhe investime në arsim

Kandidatja për kryetare të Komunës së Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Sofalia, ku ka diskutuar për prioritetet kryesore të fushatës së saj: investimet në çerdhe, kopshte, transport publik dhe atë shkollor.
E shoqëruar nga Arlion Redenica, kandidat për asamble komunale nga e njëjta parti, Shahini është mirëpritur nga banorët e lagjes, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur mbi nevojat dhe sfidat e komunitetit.
“Me Arlion Redenicën dhe banorët e lagjes Sofalia bashkëbiseduam për çerdhe, kopshte, transport publik dhe shkollor! Faleminderit, Arlion, për organizimin dhe faleminderit lagjes Sofalia për mikpritjen,” ka shkruar Shahini./IndeksOnline/