75 Mall Live Search
20:23 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Beqa e Shabani mobilizojnë strukturat e PDK-së në Rogovë të Hasit

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa së bashku me kandidatin për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe të frytshëm me strukturat dhe themeluesit e PDK-së në Rogovë të Hasit.

Në takim u diskutua për të kaluarën e përbashkët, sfidat aktuale dhe vizionin për të ardhmen e komunës.

Shabani vlerësoi kontributin e madh që Rogova ka dhënë ndër vite në forcimin e PDK-së dhe në ndërtimin e një fryme politike që i ka shërbyer zhvillimit të vendit.