75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Ukë Blakaj takohet me të rinjtë istogas: Ju jeni forca e ndryshimit

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e AAK-së, Ukë Blakaj, është takuar së fundmi me të rinjtë dhe të rejat e komunës, duke i cilësuar ata si zemra, shpresa dhe forca e ndryshimit që po vjen.

Përmes një postimi në Facebook, Blakaj u shpreh i frymëzuar nga energjia dhe idetë e të rinjve për qytetin, duke theksuar përkushtimin e tij për të qëndruar pranë tyre dhe për të ndërtuar bashkë një Istog ku ëndrrat bëhen realitet.

“Rinia jonë meriton shumë më shumë, dhe unë jam i vendosur t’u qëndroj pranë”, theksoi ai në mesazhin e tij./IndeksOnline/