75 Mall Live Search
10:06 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / S Z

Kryeziu – Kurtit: Akuzat ndaj SHBA-së përbëjnë një theqafje politike për Kosovën

Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, duke vlerësuar se këto ”përbëjnë një theqafje politike për vendin”.

Përmes një reagimi në Facebook, Kryeziu tha se se kjo gjuhë e përdorur nga Kurti nuk i shërben interesit kombëtar.

“Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.

Për më shumë se 25 vjet, SHBA-ja ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA-ja është kundër këtyre parimeve”, shkroi mes tjerash Kryeziu

Postimi i plotë:

Akuzat e fundit të Albin Kurtit ndaj SHBA-së, se gjoja veprimet e tyre janë kundër sundimit të ligjit në veri dhe janë kërkesa për “kusuritje” me Serbinë e Rusinë në kurriz të Kosovës, përbëjnë një theqafje politike për vendin.

Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.

Për më shumë se 25 vjet, SHBA-ja ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA-ja është kundër këtyre parimeve.

Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i aleancës strategjike më të fuqishme të Kosovës, në thelb, një goditje ndaj vetë integritetit dhe sovranitetit të vendit nga një udhëheqës shteti.