Lidhja e Prishtinës mban tubim të fuqishëm në Bardhosh

Lidhja e Prishtinës ka mbajtur një tubim të fuqishëm me banorët e fshatit Bardhosh të Prishtinës.
Bartësi i Listes Fehmi Kupina, ka thënë se Lidhja e Prishtinës është më e fuqishme, kur qytetarët i qëndrojnë në krahë. Ndërkaq ka pohuar se fjala e qytetarëve është amanet për ta.
E teksa ka parë pjesëmarrjen masive në këtë tubim, Kupina ka thënë se e gjithë kjo s’do fjalë dhe se është një pjesëmarrje madhështore e fituese.
“Pjesëmarrje që s’do fjalë. Pjesëmarrje madhështore. Pjesëmarrje fituese . Lidhja e Prishtinës është më e fuqishme kur ju qytetarë na qëndroni në krahë. Fjala juaj është amanet për ne. Për një Prishtinë të qytetarëve, për një Prishtinë që ruan traditën dhe punon për të ardhmen”, ka thënë Kupina.