“Blick” i Zvicrës: Hajdari e ka zgjedhur Kosovën

Kosovës po i shtohet edhe një yll i ri.
Mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari ka vendosur të lë Zvicrën për të luajtur për Kosovën.
Kështu raporton gazeta e njohur zvicerane, “Blick”, e cila bëri të ditur vendimit e kosovarit.
Ai vendosi t’u bashkohet edhe bashkëlojtarëve të tij, Fisnik Asllanit dhe Leon Avdullahut, me lojtarin që pritet të jetë në dispozicion për ndeshjet e tetorit ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Hajdari kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U-16 deri te Kombëtarja A, ku kishte luajtur në një miqësore ndaj Luksemburgut./IndeksOnline/