75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

Varroset i riu që vdiq mbrëmë në aksidentin në rrugën Suharekë-Shtime

Është varrosur Erik Ferati, i riu që vdiq mbrëmë nga aksidenti i ndodhur në rrugën Suharekë-Shtime.

I ndjeri është varrosur në fshatin e tij Pleshinë në ora 17:00.

Në një fotografi shihet se në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh i familjarëve e të afërm të tij.

Nga Policia, është bërë e ditur po ashtu se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona, ku tre prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK.