Besnik Osmani: Mbështetja për fëmijët me nevoja të veçanta është detyrim dhe përgjegjësi e jona

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në “ATELIE IRIS” në Fushë Kosovë, ku u prezantuan pikturat e gjashtë fëmijëve pjesëmarrës.
“Ishte një përvojë frymëzuese që tregon sa e rëndësishme është mbështetja dhe përfshirja e tyre në aktivitete kulturore e shoqërore. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me të gjitha kapacitetet tona”, tha Osmani.
Ai shtoi se talenti, kreativiteti dhe aftësitë e këtyre fëmijëve janë pasuri e jashtëzakonshme për komunitetin dhe se përkushtimi i tij do të jetë krijimi i kushteve për mbështetje dhe zhvillim të plotë për ta.