Duda Balje në krahë me Abdixhikun në tubimin e LDK-së, i del në përkrahje kryetarit të Dragashit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dalë në përkrahje të kandidatit të LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini.
Deputeta Balje ishte pjesë e tubimit të LDK-së në Dragash.
Ajo është parë ulur afër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
LDK në Dragash garon me Bexhet Xheladinin, i cili është kryetar aktual i kësaj komune.