75 Mall Live Search
21:48 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / F.R

Osmani: Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë.

Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar.