Një motoçiklist bëhet për mjekë pas përplasjes me një veturë, në Prishtinë

Një motoçiklist, ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë së kryeqytetit.
Pllana tha se personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Rrustem Statovci’, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e trafikut të kryeqytetit”, deklaroi Pllana./Indeksonline/