Vdes këmbësori në QKUK, që ishte përplasur nga një veturë një muaj më parë në Mitrovicë

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku po trajtohej si pasojë e lëndimeve nga përplasja me një veturë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti kishte ndodhur, më 31 gusht në Mitrovicë.
“Mitrovicë – Jugu 31.08.2025-01:07. Viktima mashkull kosovar derisa ishte në rrugë ishte përplasur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ai si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.