Vetura kalon laurën në Pejë, për pak sa nuk goditet nga treni!

Për pak sa nuk ndodhi një tragjedi në Pejë. Një shofer ka rrezikuar jetën e tij duke kaluar laurën e hekurudhës në kohën kur po afrohej një tren.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Pejë, ku një veturë shihet duke injoruar sinjalizimin dhe duke kaluar barrierën e sigurisë, vetëm pak çaste para se të kalonte treni.
Pamjet janë siguruar nga Indeksonline dhe siç shihet në video, veprimi i shoferit përbën shkelje të rëndë të rregullave të trafikut dhe një rrezik të madh për sigurinë publike.
Shikoni videon më poshtë: