75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

Derbi i Superligës s’luhet në “Fadil Vokrri”, shkaku ndeshjes Kosovë-Slloveni

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit nuk do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Burime të TV Dukagjini bëjnë të ditur se derbi i xhiros së tetë në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Ky vendim është marrë pasi më 10 tetor, Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe fusha duhet të jetë në gjendje sa më të mirë për këtë takim.